Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Lartë nis procedurat për zëvendësimin e kandidatëve të KLGJ pas shkarkimit të disa prej tyre nga procesi i vettingut. Në mbyllje të sezonit gjyqësor në datën 31 korrik 2018 Gjykata e Lartë ka shpallur njoftimin në lidhje me kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor nga Gjykatat e Apelit jashtë Tiranës.
Në mbështetje të nenit 9 të ligjit "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", Gjykata e Lartë ka shpallur thirrjen për për gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës për të paraqitur kandidaturën për tu zgjedhur në pozicionin e anëtarit të KLGJ.
Sipas njoftimit Gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin në Gjykatën e Lartë, brenda datës 15 shtator 2018 me qëllim që më pas të nisë procedura e përzgjedhjes.
"Kushtet ligjore që duhet të plotësojnë gjyqtarët e interesuar janë të parashikuara në nenin 7 të ligjit nr. 115/2016 ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin sipas parashikimeve të nenit 10 të ligjit nr. 115/2016 ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë? në Gjykatën e Lartë, brenda datës 15 shtator 2018."
Ora News mësoi se kjo shpallje ka të bëjë pikërisht me faktin se gjyqtari që ishte zgjedhur si kandidat për KLGJ nga Apelet jashtë Tiranës, Besim Trezhnjeva, u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk e kaloi vetingun.
Largimi i tij nga detyra mori vendim të formës së prerë pasi u la në fuqi dhe nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit me vendimin e datës 26 korrik.
Menjëherë pas këtij vendimi, Gjykata e Lartë ka shpallur kërkesën për shprehje interesi nga kandidatë të tjerë, me qëllim që në shtator të bëhet përzgjedhja me short.
Formimi i KLGJ, KLP dhe KED është hapi i radhës që po mban ende të bllokuar formimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë.
Është pikërisht neni 9 i ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë që e ngarkon Gjykatën e Lartë që të shpallë thirrjen për paraqitjen e interesit jo më larg se 4 muaj nga mbarimi i mandatit të anëtarëve të KLGJ.
Vetingu deri tani ka shkarkuar disa prej kandidatëve të përzgjedhur më herët për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi duke futur në ngërç formimin e këtyre organeve të reja të drejtësisë kanë kompetencë emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj.
Dorezimi i dokumentacionit do te behet
1-dorazi, pranë zyrës së protokollit të institucionit të Gjykatës së Lartë (nga ora 08:00-16:00);
2-me postë, në adresën postare zyrtare të Gjykatës së Lartë: [gjykata e lartë, rruga ?ibrahim rrugova?, tiranë];
3-me postë elektronike, në adresën zyrtare elektronike të Gjykatës së Lartë:
[email protected] (kërkesa dhe dokumentacioni duhet te jenë në format WORD ose PDF).
Gjyqtarët duhet të plotësojnë dhe këto formularë
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kerkohen-kan...