Koncerti ?Rrënjët e muzikës spanjolle të shekullit XX? do të prezantohet tek ?Turbina? mbrëmjen e 2 gushtit. Orkestra ?Mbretëria e Aragonit? do të vijë nën dirigjimin e Ricardo Casero-s, duke na çuar në thellësitë e rrënjëve të kulturës spanjolle me veprën ?Amor Brujo?, që mban një peshë të madhe emocionale, artistike edhe virtuoze.
Organizatorët shqiptarë edhe spanjollë e cilësojnë këtë koncert, një spektakël unik që ndodh për herë të parë mes dy vendeve. Koreografia është realizuar nga balerina Isida Mollaymeri, pjesët janë orkestruar nga kompozitori Gerti Druga, por nuk do të mungojë as fjala që vjen ëmbël në gjuhën shqipe, e recituar nga mexosopranoja Vikena Kamenica.