Vetingu, shkarkohen gjyqtari Broci e prokurori Rreshka, konfirmohet Bici

Report TV 2018-07-31

Views 1

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot të shkarkonte nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë, Artan Broci, dhe të konfirmonte në detyrë, anëtarin tjetër të Gjykatës së Lartë, Medi Bicin. KPK mori sot vendimin edhe për drejtuesin e prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka. Rreshka u shkarkuar nga detyra pas problemeve që kishte me pasurinë e tij. Trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja e Xhensila Pine, dha vendimin e marrë me shumicë votash, 3-0 pro shkarkimit të Brocit dhe po njësoj konfirmoi në detyrë Medi Bicin.

Broci mban edhe detyrën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), organ ky i krijuar nga Reforma në Drejtësi për zgjedhjen e trupës së Gjykatës Kushtetuese. Vetë Broci mungonte në seancën e sotme ku pritej të jepej vendimi, ndërkohë që në seancën e pak ditëve më parë, KPK deklaroi se gjyqtari kishte mospërputhje në deklarimin e pasurisë. Sipas KPK-së, Broci kishte favorizuar një firmë ndërtimi e cila më pas dyshohet se i dha material ndërtimi në Shkodër.

Share This Video


Download

  
Report form