Ora News - I jepet lamtumira Luan Hajdaragës

Ora News Lajme 2018-07-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët i dhanë lamtumirën e fundit Luan Hajdaragës, ish ministri i Mbrojtjes dhe profesori i njohur i Psikologjisë.

Ndarja nga jeta e ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga la dhimbje tek familjarët e tij, bashkëshortja dhe fëmijët...

Në homazhe ku u dha lamtumira e tij, politikanë, bashkëpunëtor u përlotën teksa kujtuan vitet e punës, miqësinë dhe ndanë publikisht atë që e quajtën vlerë të tij; tolerancën dhe durimin për të zgjidhur konflikte.

Presidentit Meta vlerësoi përkushtimin në punë. Kreu i shtetit ka bashkëpunuar më Hajdaragën në nisjen e karrierës së tij politike.

Kryeministrit Rama nderoi profesorin e njohur dhe ndër kontribuesit e rëndësishëm të PS. Ndërsa në emër të kabinetit të tij ngushëllimet i shprehu ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka.

Deputetët demokratë gjithashtu zhvilluan homazhe, ndërsa kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u përlot teksa kujtoi vitet e bashkëpunimit. Për të, Hajdaraga solli ndryshimin e PS.

Të tjerë, politika dhe bashkëpunëtorë më të afërt të sfidave të partisë dhe ndryshimeve ssociale, ekonomike të vendit e kujtuan edhe më shumë nostalgji Hajdaragën. Pandeli Majko ishte kryeministër në kohën kur Hajdaraga mbante postin e ministrit të Mbrojtjes në vitin 1998.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lamtumira-homazhe-nder-te-luan-hajdarages

Share This Video


Download

  
Report form