Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çmimi i lirë dhe cilësia e pranuar edhe nga vendet e Bashkimit Europian ka ndikuar në rritjen e eksportit të prodhimeve bujqësore të fermerëve lushnjarë.
Rreth 55 mijë tonë fruta-perime, janë eksportuar për 6 mujorin e parë, sipas të dhënave zyrtare të drejtorisë së Bujqësisë, duke shënuar një rritje deri 10 % në krahasim me një vit më parë.
Dhimitraq Qorri, specialist në drejtorinë rajonale të Bujqësisë thotë se prodhimet e fermerëve lushnjarë, vec destinacioneve tradicionale të lindjes, tashmë janë konkurrues edhe në tregjet e BE
"Në vitin 2017 janë eksportuar mbi 50 mijë tonë fruta-perime. Kemi eksporte në Serbi, Kosovë, Mal i Zi, Bosnje Hercegovinë, Itali, Greqi, Gjermani. Produktet që eksportohen më shumë janë shalqiri, domatja "
Katër muajt e parë peshën kryesore të eksporteve e mbajtën perimet, ndërsa tashmë eksportohet kryesisht shalqin e spec. Specialistët theksojnë se analizat kanë treguar se prodhimi shqiptar është brenda kuotave të BE për përmbajtjen e pesticideve, që ka qenë një problem kryesor në të shkuarën
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shalqi-e-domate-lushnje-drejt-europes-u-eksportuan-55-mije-ton