Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm gjerman Haiko Maas. Gjatë konferencës per shtyp, Maas i bëri thirrje klasës politike t?i mbështesë reformat.
Në Gjermani, Ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati mori vlerësimet e homologut te tij, Haiko Maas për reformat e qeverisë shqiptare dhe veç kësaj një apel për të gjithë klasën politike që të japë mbështetjen për këto reforma.
?Çfarë u vendos nga shtetet anëtare për 2019, ishte vazhdimi konseguent i reformave që u ndërmorën në Shqipëri, si sundimi i ligjit dhe drejtësia, u arrit shumë, sidomos në Reformën e Drejtësisë dhe procesit të Vetingut, verifikimi i gjykatësve dhe avokatëve, shembull sesi vihen standardet në rajon dhe nga Shqipëria pra. E rëndësishme është të ecet në këtë rrugë, këtu kam dhënë mbështetjen e Qeverise Federale dhe po kështu apeloj, në drejtim të të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri, të mbështesin reformat, të cilat janë të rëndësishme për vitin tjetër, dhe kohën deri në vitin 2019", tha Haiko Maas.
Ndërsa Bushati tha se ?rruga jonë është e qartë për sa i përket 2019-s dhe 12 muajt e ardhshëm do t'i shfrytëzojmë maksimalisht duke punuar ngushtësisht me Komisionin Evropian për procesin ?screening?.?
Të dy ministrat u ndalën dhe tek siguria dhe klima me të cilin përballet Ballkani Perëndimor dhe roli i Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti.
Tv Klan