Drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela letër urgjente vartësve: Dua emrat që po hetoni

Report TV 2018-07-29

Views 0

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela përmes një letre firmosur në datë 20 korrik kërkon nga çdo oficer i policisë gjyqësore informacion urgjent brenda ditës për të gjitha dosjet që janë duke hetuar. Report Tv publikon letrën e firmosur nga titullarja e institucionit.

Donika Prela kërkon informacion të specifikuar nga çdo oficer i policisë gjyqësore për procedimin penal, datën e regjistrimit, vepra që po hetohet, emri i personit dhe masën e sigurisë nëse ka. Gjithashtu kërkohet emri i prokurorit që po drejton hetimet për dosjen, datën e urdhrit të delegimit dhe mendimi për kohën e përfundimit të hetimeve.

Vendimin, drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda e justifikon duke argumentuar se po bëhet me ?qëllim përmirësimin e punës në secilin prej seksioneve duke vlerësuar ngarkesën e secilit prokuror dhe oficer të policisë gjyqësore në secilin prej seksioneve dhe efikasitetin e shpejtësinë e cilësinë e ushtrimit të ndjekjes penale në prokurori?.

Prokuroria e drejtuar nga Donika Prela ka në juridiksion hetimin e dosjeve të nxehta të korrupsionit, trafiqet dhe krimet e rënda. Aktualisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë duke u hetuar disa dosje të bujshme; ?Toyota?-t me 3.4 mln euro, ?Babalja?, 613 kg kokainë që u kap në Durrës, por edhe dosja Habilaj. Donika Prela u emërua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pak kohë më parë në vendin e Besim Hajdarmatajt.

Share This Video


Download

  
Report form