http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për komisionerin e zgjerimit Johanes Hahn nuk ka dyshime se negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet te hapen ne mesin e vitit te ardhshëm. Ne një interviste për Politiko ai u shpreh se Tirana dhe Shkupi kane nisur tashme procesin e përgatitjes për qershorin e 2019-ës.
?Kjo është një punë gjithëpërfshirëse dhe shpresoj se mund ta përfundojmë atë në një vit deri në 14 muaj. Qëllimi është të marrësh dritë të gjelbër nga të gjitha vendet në mesin e vitit?.
Komisioneri i zgjerimit deklaroi se pajtohet me presidentin francez Macron qe BE duhet të reformojë veten, por tha se kjo mund të ndodhë në të njëjtën kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor zhvillojnë bisedimet e anëtarësimit.
Johannes Hahn: ?Këndvështrimi im është ndoshta pak më ndryshe nga Presidenti Macron, ndoshta ne mund ta bindim atë që të dyja duhet të bëhen paralelisht?.
Sipas Johanes Hahn anëtarësimi i vendeve të rajonit është një mision historik.
?Gjithçka filloi në '89 me rënien e ?Perdes së Hekurt?. Unë do të thoja se kjo bëhet vetëm pasi të gjashtë vendet të jenë anëtare të Bashkimit?.
Komisioneri i zgjerimit u ndal edhe te Kosova duke theksuar domosdoshmërinë e vijimit te dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit me qellim qe vendi te avancoje ne rrugëtimin e integrimit europian.