Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 250 persona që ndodhen pas hekurave dhe që njëkohësisht vuajnë nga probleme të shëndetit mendor do të transferohen në Burgun e Lezhës. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se mjediset e burgut të Shën Kollit do t`i nënshtrohen rikonstruksionit për të ofruar shërbime cilësore për këtë kategori personash të privuar nga liria.
Gjonaj: Ministria e Drejtësisë po e trajton këtë problematike në dy linja kryesore: Me masa afatmesme për përmirësimin e trajtimit të kushteve aktuale në të cilat mbahen dhe trajtohen personat me masë mjekësore ?mjekim i detyruar? dhe masa afatgjata, që lidhen me ndërtimin e një institucioni të specializuar, që do të administrohet nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjonaj shtoi se mjekët psikiatër që do të shërbejnë në këtë institucion do të kenë një pagë më të lartë për shkak të vështirësisë dhe speficikës së detyrës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-burgosurit-me-probleme-mendore-do-transferohen-ne-burgun-e-lezhes