http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Më shumë se 70 artistë i kërkojnë Presidentit Meta të japë miratimin për ndërtimin e Teatrit të ri kombëtar.
Kjo është letra që i kanë dërguar figura të njohura të skenës, Presidentit Ilir Meta. Kërkesa e aktorëve dhe regjisorëve në formën e një peticioni është firmosur edhe nga artistë të cilët në nisje të debatit për teatrin e ri, e kishin kundërshtuar atë.
?Ritheksojmë, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone. Le të mos humbasim me kohë, por t'i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të ardhmes?, shkruhet në peticion.
Letra është nënshkruar nga artistët Robert Ndrenika, Luftar Paja, Spiro Duni, Arben Derhermi, Genti Kame, Hervin Çuli, Alfred Trebicka etj.
Peticioni i drejtohet edhe Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, kryebashkiakut Veliaj e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe OSBE-së.
Apeli vjen në kohën kur ligji i posacëm që i hap rrugë ndërtimit të teatrit të ri kombëtar ndodhet për dekretim në presidencë, ndërkohë që vetë kreu I shtetit ka deklaruar më herët se do të vrndosë conform kompetencave ligjore.