Sherr me sende te forta pas seances gjyqesore

RTV KLAN 2018-07-26

Views 3

Një seancë në Gjykatën e Apelit në Vlorë përfundoi me një sherr masiv. Dy palët ishin në gjyq për rrugën që të çonte tek një gurore në Selenicë.

Kur trupi gjykues dha vendimin në favor të biznesmenit Ylli Salla nisi debati mes dy familjeve brenda ambienteve të Gjykatës. Më pas, konflikti vazhdoi edhe jashtë saj me përplasje fizike dhe goditje me sende të forta.

Për pasojë mbeti i dëmtuar një 53-vjeçar, me banim në Peqin. Me mbërritjen e policisë tre autorët e dyshuar të ngjarjes u shoqëruan në komisariat. Biznesmeni Salla që fitoi gjyqin akuzon palën tjetër se i zunë pritë dhe e goditën me mjete të forta në kokë.

?Më kishin zënë pritë, nuk është hera e parë. Më goditën me doreza?, tha Salla.

Ndërsa bashkëshortja e Vendim Dyrmishit të palës tjetër pretendon të kundërtën.

?Në momentin që u futën në gjykatë dikush provokoi aty dhe pati një konflikt dhe debatuan. Ylli Salla lajmëroi policinë. Erdhi policia dhe arrestuan disa?, tha Alma Durmishaj.

Mësohet se gurorja në Selenicë fillimisht ka qenë në bashkëpronësi të biznesmenit Ylli Salla dhe Vendim Durmishajt. Por pas konfliktit mes tyre, ky i fundit pretendon se Salla ia mori padrejtësisht guroren dhe i bllokoi rrugën. Dyrmishaj thotë se Salla nuk ka paguar shpenzimet për ndërtimin e rrugës prandaj nuk e kishte lejuar që të kalonte aty.

Kjo nuk është hera e parë që në Gjykatat e Vlorës bëjnë lajm për çështje të sigurisë. Më 23 Maj të këtij viti 29-vjeçari Mikel Kasaj arriti të arratiset nga Gjykata e Vlorës sapo mësoi vendimin dhe që nga ajo kohë është zhdukur pa lënë gjurmë.

Share This Video


Download

  
Report form