Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Konstatohen raste abuzive të furnizimit me ushqime të kopshteve, spitaleve dhe burgjeve. Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, deklaroi se nga kontrollet e kryera kanë rezultuar raste flagrante ku kinkaleri fitonin tenderin për të furnizuar me mish këto institucione. Për të parandaluar një situatë të tillë u nënshkrua një marrëveshje midis Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Agjensisë së Prokurimeve Publike.
Raste abuzive të furnizimit me ushqime të kopshteve, spitaleve dhe burgjeve janë konstatuar në vend. Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, përmendi një rast flagrant ku një kinkaleri furnizonte me mish këto institucione duke vënë në pikëpyetje sigurinë ushqimore.
Për të parandaluar të tilla abuzime midis Autoritet Kombëtar të Ushqimit dhe Agjensisë së Prokurimeve Publike u nënshkrua një marrëveshje që synon shkëmbim informacioni gjatë përzgjedhjes së subjekteve që marin pjesë në tender.
Niko Peleshi: Ky bashkëpunim, kjo marrëveshje bashkëpunimi, synon pikërisht t?i vërë fre nga njëra abuzuesve me tregtimin e këtyre lloj produkteve, duke forcuar pra bashkëpunimin, duke instaluar një set standardesh ligjore, të cilat vetëm në qoftë se plotësohen nga subjektet, mund t?i jepet drita jeshile për të marrë pjesë në prokurimin publik, në tendera publike, për furnizmin e këtyre institucioneve. Nga ana tjetër në bazë të kësaj marrëveshje do të ketë shkëmbim në kohë reale infromacioni, të gjithë fituesve të këtyre tenderave. Nuk dua tani të fus në merak askënd, por duhet ta them që konrolli i AKU-së për këtë kategori subjektesh dhe operatorësh do të jetë i posaçëm.
Drejtorja e Agjensisë së Prokurimeve Publike deklaroi se duhet të krijohen më shumë standarde për të rritur sigurinë e furnizimit të këtyre institucioneve me ushqime.
Redia Kashta: Qëllimi në vetvete është marrja e një produkti ashtu siç e duam dhe në rastin konkret marrja e ushqimit me cilësinë e kërkuar. Faza e para është ajo e vendosjes së standardeve, se si do t? i hartojmë kriteret e duhura që ofertuesit të na japin produktin e duhur, dhe për këtë në bashkëpunim të ngushtë me AKU-në do të marrim standardet bazë që vendos legjislacioni i fushës dhe në respektim të legjislacionit të prokurimit do të krijohet kriteret bazë të cilat do të jenë të detyrueshme për çdo insititucion tenderues. Faza tjetër do jetë pjesa e monitorimit të zbatimit të kontratës me kushtet për të cilat është tenderuar.
Kohët e fundit në vend janë sasi të mëdha mishi dhe bylmeti të cilat ishin të kontaminuara me salmonelë duke u kthyer në një rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/peleshi-raste-abuzive-ne-furnizimin-e-kopshteve-dhe-spitaleve-me-mish