Ora News - Liberalizimi i vizave, Ukshini: U konfirmua shtetësia, Kosova partner i Brukselit

Ora News Emisione 2018-07-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave ishte një vendim që konfirmoi shtetësinë dhe pasaportën e Kosovës. Kështu u shpreh ambasadori i Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini, i cili në studion e lajmeve të Ora News tha se vendi i tij është partner i serioz i Brukselit.

Sylë Ukshini: Unë mendoj që pavarësisht se kemi pritur shumë është edhe një konfirmim, qoftë i shtetësisë, por edhe që Kosova është partner serioz në komunikim me Brukselin. Detyrat që i ka deleguar në drejtim të Prishtinës, Prishtina i ka adresuar në mënyrën e duhur, sepse po të ishte ndryshe Komisioni Europian mund të jepte një vendim ose një rekomandim para 6 muaj ose para një viti, por Brukseli nuk bën lojë. Ata i kanë bërë matjet e sakta, nuk kanë bërë matje politke. Kanë thënë qartë, këto janë detyrat, përmbushi dhe eja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/liberalizimi-i-vizave-ukshini-u-konfirmua-shtetesia-kosova-partner-i-brukselit

Share This Video


Download

  
Report form