Historia/ Dibrani lë Italinë dhe kthehet në Shqipëri për të kultivuar bimë medicinale

Report TV 2018-07-26

Views 7

Dibër- Shumë shqiptarë kanë lënë emigrimin dhe janë rikthyer në vendlindjen e tyre për të mos u kthyer më atje ku ishin. Një ndër ta është edhe Zija Keshi nga fshati Maqellarë i Dibrës. Ai sëbashku me familjen e tij jetonte në Itali, por prej pak vitesh është rikthyer në vendlindje. Zijai ka gjetur një biznes fitimprurës që tashmë i siguron të ardhura mjaftueshëm për të gjithë familjen. Ai ka mbjellë një bimë e cila quhet Aronia dhe futet tek bimët medicinale. Zijai na tregon se si e njohu këtë bimë dhe përse vendosi që të rikthehet në vendlindje dhe ta kultivojë vetë.

Në Itali kam punuar bojaxhi 10 vite. Vendosa të rri pranë familjes, fëmijët nëpër shkolla. Po sa u ktheva nga kurbeti, vendosa të bëj kultivimin e një fruti mjekësor, është shumë me vlera kuruese, vendosa të mbjell Aronia. Kam kultivuar 6 dynym këtu. Ka 4 vite të mbjelljes, viti i dytë është viti i prodhimit. Pretendoj që këtë vit të kem 30 kuintalë. Është biznes shumë fitimprurës, vjet mora 12 kuintalë e shita 7 mijë lekë kilja. Sivjet është më shumë prodhim, e kam trajtuar vetëm me pleh organik dhe ujë. Kjo është parajsa e tokës së Dibrës.

Zija Keshi, Fermer

Share This Video


Download

  
Report form