Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasada Shqiptare në Athinë njoftoi të martën se pas verifikimeve të kryera në terren në të gjitha spitalet në zonën e Athinës, si dhe nga burimet zyrtare të Emergjencave Civile, rezulton se përveç rastit të qytetares shqiptare në spitalin ?Evangelismos? janë dhe dy fëmijë nga e njëjta familje, të moshës 10 dhe 13 vjeç nga Fieri, të shtruar në spitalin pediatrik ?Agia Sofia?, në gjendje të mirë shëndetësore.
Edhe pse është folur se në mesin e viktimave nga zjarret në Greqi është edhe një grua shqiptare nga Saranda, Ambasada shqiptare në Athinë nuk e konfirmon diçka të tillë.
Gazetari jonë në Greqi, Robert Goro, raporti në një lidhje me skype nga Athina për lajmet e orës 10:00 se "vetëm pak minuta më parë kam komunikuar me Ambasadën shqiptare në Athinë në numrin e emergjencës dhe prej andej më kanë thënë se nuk kanë asnjë konfirmim përveçse një grua të plagosur dhe dy fëmijë që ndodhen në spital. Ambasada më konfirmoi se vazhdon të jetë në komunikim të vazhdueshëm me policinë greke, zjarrëfikëset, mbrojtjen civile dhe Ministrinë e Jashtme. Në momentin që do të evidentohen shtetas shqiptarë mes viktimave, të plagosurve apo të zhdukurve do të informojnë Ambasadën shqiptare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ambasada-ska-shqiptare-mes-viktimave-ne-tragjedine-e-athines