Operacion me metoda proaktive nga Sektori për hetimin e krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë
Sekuestrohen 200 kg lëndë narkotike Mariuanë, 4 litër vaj hashashi dhe 1 armë zjarri
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas si posedues të tyre
Sektori për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme, pas një pune operacionale dhe profesionale të mirëorganizuar, të ndjekur me metoda proaktive për një periudhë kohore disa javore, finalizuan me sukses operacionin e koduar "Summer storm".
Si rezultat i tij u sekuestruan:
- 200 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë
- 4 litër vaj hashashi
- 1 armë zjarri pistoletë me 7 fishekë
- 2 automjete
- 4 celularë
Të kapur në flagrancë bashkë me sekuestrot e lartpërmendura në aksin rrugor Fushë Krujë - Mamurras, u arrestuan shtetasit:
- Tofik Koleci, 54 vjeç, banues në Krujë
- Miri ( Ardit) Koleci, 32 vjeç, banues në Krujë
- Mirand Qira, 42 vjeç, banues në Krujë
- Ndriçim Doku, 39 vjeç, banues në Krujë