I kërcënoi se do t'i denoncojë në BOOM, Hipoteka i jep qytetarit çertifikatën e pronësisë

Ora News Emisione 2018-07-23

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kamera e emisionit BOOM ka udhëtuar drejt Shkodrës, në familjen e Ruzhdi Shabanaj, i cili kishte një shqetësim me Hipotekën e këtij qyteti, pasi nuk po merrte çertifikatën e pronësisë. Por falë presionit se do t'i denoncojë, problemi mori zgjidhje.

Shabanaj në vitin 2015 është pajisur me leje legalizimi për shtëpinë e tij, ndërkohë ka kishte bërë edhe aplikimin në Hipotekë për tu pajisur me çertifikatë. Por prej 1 viti atë e sorollasin, duke mos i dhënë dokumentin.

Ruzhdi Shabanaj: Në 2015 kam marrë lejen e legalizimit, tani shkoj përditë dhe nuk më jep zgjidhje. Takoj dhe drejtorin, ai më kërkon falje, por unë nuk dua të më kërkojë falje dua të më zgjidhë punën. Mua më kanë thënë që mos hajde këtu se ta sjellim me zarf, por u bënë një vit dhe nuk e kam marrë.

Pas denoncimit që bëri zoti Ruzhdi, gazetarja iu drejtua Hipotekës Shkodër, ku iu tha se drejt qytetarit është nisur posta me zarfin e çertifikatës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/i-kercenoi-se-do-ti-denoncoje-ne-boom-hipoteka-i-jep-qytetarit-certifikaten-e-pronesise

Share This Video


Download

  
Report form