Shkodër-Reshjet e dendura të shiut mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër, kanë sjellë përmbytjen e spitalit rajonal në këtë qytet. Degradimi i tarracës së këtij spitali, por edhe problemet me kanalizimet e rrugëve, kanë sjellë në pak minuta shi përmbytjen e katit të parë të spitalit por edhe të rrugëve kryesore të qytetit.
Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja raportoi nga spitali se po bëhet një ndërhyrje për të sjellë normalizimin e situatës në ambientet e spitalit. Personeli mjekësor bëri me dije se brenda këtyre ditëve pritet një ndërhyrje për të normalizuar situatën. Në pamjet e siguruara nga Report Tv mund të shikohet qartë sesi personeli i qytetit me anë të batanijeve ka tharë ujin në korridore.
Probleme me rrjetin kullues dhe tarracën. Korridori ishte i mbushur me ujë. Por personeli bëri të mundur që gjithçka të vihet në normalitet.
Jo vetëm në spital, por edhe në rrugët e qytetit, pritet një ndërhyrje brenda këtyre ditëve. Kështu ëështë bërë me dije nga spitali.