Me vazhdimin e seancës plenare të ditës së sotme, deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë larguar nga salla. LSI u largua pas fjalës së zv/kryetarit të kësaj partie, Luan Ramës.I pyetur nga gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, pse LSI nuk u kujtua më herët për të bërë këtë propozim, Rama tha se për propozimet s?ka radhë apo kohë.
S?ka radhë për propozimet, mjafton të jenë funksionale. Kemi kërkuar prej kohësh që dialogu të jetë serioz dhe i vazhdueshëm. Jemi përballë një kolapsi institucional, është emergjencë kombëtare. Ligjin do e bëjnë bandat. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është skandaloze. Ne jemi pjesë e të njëjtës opozitë dhe misioni është kthimi i normalitetet i funksioneve Kushtetuese. Reforma në drejtësi është një sfidë kombëtare. Ne kemi kërkuar që dialogu në Kuvend duhet të jetë serioz.
Luan Rama, zv/kryetar i LSI-së