Gjyqtari Ardian Dvorani pas seancës në KPK: Pres gjykim të drejtë, kam besim tek ligji

Report TV 2018-07-23

Views 0

Pasi ka dalë nga seanca dëgjimore e KPK-së, gjyqtari Dvorani është prononcuar për mediat. Dovrani u shpreh se gabimet e tij nuk ishin të qëllimshme dhe se priste vendimin me besim të plotë tek kushtetuta.

Gabimet e mia nuk ishin të qëllimshme. Por çdo institucion ka pasaktësitë e veta. Në një rast si ky, inspektoriati duhet të kërkonte shpjegime. Por me duhet të pranoj se njeriu edhe gabon. Thirrja ndaj trupës gjykuese? Ne jemi subjekte vlerësimi dhe nuk duhet të trajtohemi si kriminelë. Unë nuk jam as i pandehur dhe as i paditur. Jap përgjigjet e mija dhe ata më vleresojnë. Kam besim të plotë tek ligji dhe kushtetuta. Përsa i përket moslëshimit të postit, nuk mund të lëviz sepse nuk është zgjedhur pasuesi im. Publikut nuk i intereson kjo gjë por i intereson zgjidhja e problemeve.

Ardian Dvorani
Vendimi për Dvoranin do të jepet më 25 korrik, ora 10:00

Share This Video


Download

  
Report form