I kthyer në një destinacion turistik që gjatë viteve të fundit ka tërhequr shumë turistë vendas dhe të huaj, mali i Krujës është është ?pushtuar? nga stanet e bagëtive. Gjatë viteve të fundit u mbollën tre mijë fidanë arrash, 3 mijë gështenja dhe 40 mijë fidanë pisha, të cilër u dëmtuan të gjitha nga gjëja e gjallë që kullot në këtë zonë. Bashkia e Krujës nuk ka lëshuar asnjë leje për blegtorët, ndërsa menaxheri i pyjeve Nuri Xhepi, flet për situatën shqetësuese.
Blegtorët justifikohen duke thënë se gjëja e gjallë është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhura për familjen, ndërsa shtojnë se
as nga shteti nuk janë ndihmuar me subvensone. Pritet edhe një reagim nga bashkia e qytetitnë lidhje me këtë shkatërrim të mjedisit dhe të gjelbërimit në Sarisalltik.