Report Tv - Po “fluturonte” në autostradën Tiranë-Durrës, policia ndalon shoferin

Report TV 2018-07-22

Views 0

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar aksionin në autostradën Tiranë-Durrës, me qëllim parandalimin dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Kështu gjatë 48 orëve të fundit janë pezulluar 39 leje drejtimi për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, vetëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Ndërsa shpejtësitë, me të cilat ecnin drejtuesit e mjeteve, varionin nga 140 km/h deri në ekstrem 223 km/h të konstatuara gjatë fundjavës, ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative: pezullim të Lejes së Drejtimit. Nga ana tjetër policia ka njoftuar se do të shtojë akoma më shumë kontrollet, me qëlim parandalimin e aksidenteve.

Share This Video


Download

  
Report form