Bulqizë / Ministri i Mjedisit Klosi në protestën kundër prerjes së pyllit: Jam me ju si qytetar

Report TV 2018-07-21

Views 0

Prej disa ditësh në protestë, banorët e Fushë Bulqizës kanë kundërshtuar një kontratë koncensionare për prerjen e pyllit pranë zonës së tyre. Ndërsa ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi udhëtoi sot drejt Bulqizës në protestën e radhës së paralajmëruar prej tyre, ku dëgjoi shqetësimet dhe irritimin e banorëve ndaj kësaj kontrate.Në përgjigje të shqetësimit të tyre, ministri Klosi deklaroi se kjo qeveri ka premtuar se aleanca me qytetarët dhe dëgjimi i zërit të tyre është në themel të kësaj qeverisje, si dhe mbështetjen për çdo protestë që është në mbrojtje të mjedisit. Klosi deklaroi mbeshtetjen qytetare dhe institucionale, duke u shprehur:

Si qytetar jam me ju, si ministër do ndjek procedurat ligjore për verifikimin dhe pezullimin e kontratës. Kemi premtuar për 20 milion e 200 mijë pemë deri ne 2020. Kjo është një zonë shume e bukur që nuk duhet të ngrihet mbi shkatërrimin e mjedisit, por mbi zhvillimin e përdorimit të resurseve natyrore.

Share This Video


Download

  
Report form