Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në intervistën ekskluzive dhënë për gazetaren Ilva Tare, Presidentja, Kolinda Grabar Kitarovic, sqaroi se cilësimi si vellezër i kroatëve dhe shqiptarëve nuk kishte konotacion negativ. Megjithatë, deklarata është pritur me kritika në mediat serbe si dhe për të ka patur një reagim edhe nga Presidenti, Alexandër Vuçiç. Kreu i shtetit serb i pyetur nga gazetarët tha se Beogradi nuk ka nevojë për vëllezër, por vetëm për miq, duke shtuar se priritet mbetet bashkëpunimi ekonomik. Ai shtoi se nuk i intereson aspak numri i shqiptarëve apo kroatëve që kanë dhënë jetën për Kroacinë, e madje se diçka e tillë nuk e tremb. Presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç është shprehur me tone mjaft pozitive gjatë vizitës së saj në Shqipëri, duke nënvizuar se Kroacia është e vendosur për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet me vendin tonë, duke premtuar edhe mbështetje për rrugën drejt antarësimit në BE.
Shtypi serb nuk ishte i lumtur me vlerësimin tuaj për të falenderuar shqiptarët që luftuan në luftën kroate. Cili është komenti, pwrgjigja juaj?
Grabar-Kitarovic: Unë kurrë nuk e kam përmendur Serbinë në fjalimin tim dhe këta njerëz morën pjesë në mbrojtjen e Kroacisë. Shumë prej tyre dhanë jetën për lirinë e Kroacisë dhe sigurisht që duhet të falenderoja shqiptarët në të njëjtën mënyrë siç falenderova boshnjakët dhe serbët që morën pjesë në mbrojtjen e Kroacisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kritika-nga-serbia-kitarovic-nuk-permenda-serbine-kur-falenderova-shqiptaret