Lame: Qeveria ka miratuar vendimin për regjistrimin e banesave të ndërtuara para vitit ’91

Report TV 2018-07-20

Views 0

Drejtori i përgjithshëm i ALUIZN-it, Artan Lame në një deklarim për mediet u shpreh se vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave, shërben si bazë ligjore për dhënien e dokumentit të pronësisë pronarëve të objekteve të ndërtuara para vitit 1991, në të gjitha ato raste kur ky dokument mungon. Lame deklaroi se nga ky vendim do të përfitojnë 40-60 mijë subjekte.

Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave lidhet me dhënien e pronësisë të pronarëve që kanë objekte të ndërtuara para vitit 1991. Qëllimi është t?ju jepet pronësia këtyre pronareve edhe nëse nuk kanë dokumentacion të mirëfillte pronësie.

Share This Video


Download

  
Report form