Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e rivlerësimit për prokuroren e pezulluar Rovena Gashi, pavarësisht refuzimit të kësaj të fundit për tu paraqitur në seancë dëgjimore.
Trupi gjykues përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj
"Nëse subjekti i rivlerësimit, Rovena Gashi do të ishte në sallë do të paraqiste pretendimet e saj. Këtë mëngjes Gashi ka depozituar një deklaratë përmbyllëse që nuk pranon të jetë e pranishme" u shpreh gjyqtarja Genta Bungo duke shtuar se prokurorja kërkon rikonfirmimin në detyrë
Relator i cështjes ka qenë Suela Zhegu por pas ankesës së Gashit ajo ka dhënë dorëheqjen dhe në vend të saj është emëruar Lulzim Hamitaj
Lulzim Hamitaj: "Rovena Gashi i është nënshtruar kontrollit me përparësi si anëtare e KED. Verifikimi vetëm për kriterin e pasurisë. KPK ka administruar raportin e ILDKPI i cili ka konstatuar se deklarimi nuk është i saktë, nuk ka burime te ligjshme për pasurinë. Edhe KPK kreu një hetim të thelluar
"Gashi ka një apartament tek Shkëmbi i Kavajës 105 m2 e blerë në bashkëpronësi nga dy bashkëshortet. Apartamenti me vlerë 80 mijë euro do të paguhej me dy këste. 30 mijë euro do të jepeshin në momentin e blerjes dhe 50 mijë euro brenda 30 marsit 2011, 45 mije euro kredi ndërsa 15 euro nga kunati. Sa më sipër duke iu referuar dokumentacionit, konstatojmë se ka mospërputhje midis çmimit të deklaruar në 2011 dhe pagesave të kryera. Rezulton se nuk ka pasur burime të mjaftueshme për të bërë pagesën e shtëpisë. Në vitin 2012 Gashi dhe familja e saj kanë pasur mungesë të burimeve financiare. Deklarimet nuk përputhen, as me deklaratat e kunatit dhe as me përgjigjet e zonjës Gashi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kpk-kalon-ne-site-pasurite-e-rovena-gashit-nuk-ka-burime-te-ligjshme