Ora News - Sattler: Me Shqipërinë do punojmë shumë ngushtë për çeljen e negociatave

Ora News Lajme 2018-07-20

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrat e Jashtëm të Europës do të mblidhen në tetor në Tiranë si një prej tryezave që do të organizohen në kudër të presidencës Austriake të Bashkimit Europian me fokus integrimin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit të Ballkanit dhe të gjithë Unionit! Ambasadori Johann Sattler ndëras prezantoi tre prioritetet e presidencës 6 mujore, vlerësoi reformat e Shqipërisë dhe rikonfirmoi mbështetjen për intregimin.

Shqipëria do të mirëpresë në Tetor takimin e ministrave të jashtëm të Europës dhe disa tryeza e të tjera që do të kënë në fokus integrimin dhe stabilitetin e rajonit.

Aktivitetet do të jenë pjesë e kalendarit 6 mujor të presidencës austriake të Bashkimit Europian të shpallura në Berat nga Amabsadori Johann Sattler, i cili vlerësoi edhe vendimin për negociatat me Shqipërinë.

Johann Sattler: Kemi Konferencën ministeriale dhe për ne është një sinjal që perspektiva e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor është reale. Në Tetor kemi konferencën e ministrave të jashtëm të Europës në Tiranë. Me Shqipërinë do të punojmë shumë ngushtë që faza përgatitore për çeljen e negociatave të shfrytëzohet intesivisht.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sattler-me-shqiperine-do-punojme-shume-ngushte-celjen-e-negociatave

Share This Video


Download

  
Report form