Teatri/ Paralajmërimi i Bashës: Nëse i vini minat godinës, ne do t'jua vemë kullave tuaja

Report TV 2018-07-20

Views 0

Tiranë- Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sërish tek ligjin për Teatrin Kombëtar. Sipas Bashës, ky ligj është atentat ndaj lirive të qytetarëve, dhe iu bëri thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë për shembjen e godinës.

Basha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se po realizon ëndrrën e tij 20-vjeçare me këtë projekt që Basha e etiketoi si "mafioz", pasi me këtë ligj po favorizon kompaninë private për afera korruptive.

Basha ashpërsoi tonet kur tha se nëse mazhoranca socialiste kalon ligjin që i "vë minat" godinës së teatrit, atëherë opozita do t'i vendosë minat kullave që sipas kryedemokratit do ndërtohen në truallin e Teatrit.

Këta gjejnë çdo sebep të rremë për të çuar deri në fund aferën. PD e konsideron aferën si një atentat me pasoja fatale për liritë dhe pronën e qytetarëve shqiptarë. Popullit i lind e drejta të rezistojë me të gjitha format dhe mënyrat, jo për ta mbrojtur, por që fati i Teatrit të mos iu vijë në shtëpitë e tyre, në oborret e tyre. Çdo veprim i kompanisë private shpk dhe çdo entiteti tjetër do jetë subjekt i një ligji Antimafia. Nëse guxoni ti vini mina Teatrit Kombëtar do t?ja vëmë edhe kullave tuaja me ligj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS