Një zjarr ka rënë natën e kaluar në një sipërfaqe me pyje në zonën e Dhërmiut.
Për shuarjen e flakëve, në vendin e ngjarjes mbërritën forcat zjarrfikëse nga Himara dhe Vlora.
Zjarri ra pranë dy objekteve që u rrezikuan nga flakët.
Nuk dihet nëse zjarri ra për shkaqe aksidentale, apo ishte i qëllimshëm.
Tv Klan