Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në një dyqan në rrugën ?Ymer Kurti? në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:10 të mëngjesit.
Report Tv ka mësuar se dyqani që iu vu shpërthimi ishte në pronësinë e shtetases Drita Lulo. Burimet bëjnë me dije se pronarja e dyqanit, Drita Lulo jeton jashtë vendit. Nga shpërthimi janë thyer dhe xhamat e dy makinave që ndodheshin aty pranë. Zhurma është dëgjuar në të gjithë zonën pranë postës nr.8.
Dyshohet se sasia e eksplozivit ka qenë rreth 200 gramë lëndë plasëse. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.Në momentin e shpërthimit në dyqan nuk ka patur njerëz.