I nxehti afrikan nuk do të kurseje as Shqipërinë. Sinoptikanët parashikojnë që kjo valë e të nxehtit të përfshijë vendin përgjatë fundjavës.
?Një pjesë e mirë e Europës është përfshirë prej 3-4 ditësh nga i nxehti afrikan. Megjithatë territori shqiptar e ndjen kryesisht të shtunën dhe të dielën. Pjesa më e madhe e Shqipërisë do të shënojë temperatura nga 33 deri në 38 gradë Celsius. Megjithatë në zona specifike si Shkodra, Elbasani, Fieri e Berati por edhe Gjirokastra pritet të shënojnë deri në 38 gradë Celsius.?
Por e hëna do të sjellë një tjetër panoramë të motit. Temperaturat do të pësojnë rënie me afro 8 gradë.
?90 % e territorit shqiptar do të preket nga shirat, kjo do të bëjë që edhe temperaturat të bien në mënyrë të ndjeshme. Kjo situatë mbetet prezente deri të mërkurën, ndërkohë që pjesa e dytë e javës që vjen parashikoj të jenë me kryesisht të kthjellta.?
Deri në fund të tij muaji Korrik parashikohet të rezervojë temperatura 3 deri në 4 grade mbi mesataren shumëvjeçare të tij. Disa herë do të kemi të pranishme edhe reshjet e shiut, që do të jene afatshkurtra.
Tv Klan