Seanca e sotme në Komisionin e Politikave të Jashtme u fokusua tek çështja e negociatave me BE-në dhe tek bisedimet me Greqinë.
Në komision sot u paraqit ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili iu përgjigj pyetjeve të deputetëve opozitarë për progresin në këtë çështje.
Por përveç diskutimeve formale, në komisionet parlamentare të deputetëve shqiptarë, ka gjithmonë detaje që s?duhen kaluar pa iu hedhur një sy.
I tillë ishte edhe sot, momenti kur ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, po fliste në Komision për negociatat, ndërkohë që demokrati Klevis Balliu porosit një kafe dhe ujë pa gaz.