Ishte ftuar në kryeministri për të ndarë eksperiencën e tij pozitive lidhur me platformën e bashkëqeverisjes, e cila i kishte mundësuar përfitimin e ndihmës ekonomike të hequr padrejtësisht.
Dibrani Agim Mura, banor i komunës Luzinje të Dibrës, shfrytëzoi komunikimin ballë për ballë me kryeministrin për ti ngritur shqetësimin e mungesës së infrastrukturës rrugore në këtë zonë.