Gruaja “preket” para Ramës: Dua t’ju përqafoj! Më bëtë ëndrrën realitet, jam shumë e lumtur

Report TV 2018-07-18

Views 1

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës në sallën e hartave në kryeministri me koordinatorët e bashkëqeverisjes. Rama ka thënë se shumë probleme që janë denoncuar në platformën për bashkëqeverisjen janë zgjidhur. Njëra nga qytetaret që ishte në takim, është përlotur para Kryeministrit, teksa ka thënë se problemi i saj me hipotekat ka gjetur zgjidhje, dhe se kjo gjë e bën të ndihet gruaja më e lumtur në botë.

Kam 8 vite që më është bërë padrejtësi nga Hipoteka. Prona iu hoq burrit tim, dhe iu dha vjehrrës. Ia morën. Ngelëm dyerve të Hipotekës, dhe me vuajtje e halle se kam lindur e madhe, kam dy vajza. Faleminderit shumë për këtë që bëtë. Donin të vinin dhe vajzat, dhe më thanë; mami të lutem bëj një fotografi me Edi Ramën. Dua të të përqafoj. Më keni bërë gruan më të lumtur në botë, njëherë kur kanë lindur fëmijët dhe sot.

Share This Video


Download

  
Report form