Memoriali i Skënderbeut i mbyllur deri në dhjetor, Zefi: Punimet të kryheshin pas sezonit turistik

Report TV 2018-07-17

Views 1

Punimet e nisura për restaurimin e vendvarrimit të Skënderbeut në qytetin e Lezhës, kanë dhënë ndikim mjaft negativ për sezonin turistik. Të shumtë janë turistet që i drejtohen Lezhës për të vizituar këtë aset historik, por që e gjejnë të mbyllur për shkak të punimeve që po kryhen. Vizitorët thonë se punimet mund të ishin realizuar në një kohë tjetër, dhe jo në këtë periudhë.

Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi, thotë se punimet mund të ishin kryer më herët ose në përfundim të sezonit turistik, por sipas tij e rëndësishme është që tashmë ky investim mjaft i domosdoshëm po realizohet. Vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë do të qëndrojë i mbyllur deri në fundin e muajit dhjetor, periudhe kur të pritet të përfundojnë dhe punimet.

Share This Video


Download

  
Report form