Ora News - Eksportet goditen nga euro, Zusi: Kërkojmë lehtësira fiskale nga qeveria

Ora News Lajme 2018-07-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zhvlerësimi i monedhës europiane vijon të godasë eksportet shqiptare. Alban Zusi deklaron se është e domosdoshme që Ministria e Financave të reagojë duke krijuar lehtësira fiskale apo ulje tarifash. Kreu i qendrës shqiptare të eksporteve shprehet se ulja e fitimeve për eksportuesit do të thotë më pak punësim si dhe më pak të ardhura në buxhet. Pavarësisht ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, një euro vijon të shkëmbehet me 125.84 lekë.

Eksportuesit kanë përsëritur apelin për mbështetje nga qeveria për shkak të dëmit që po pësojnë nga zhvlerësimi i euros. Kreu i qendrës së eksporteve shqiptare, Alban Zusi deklaron se duhet të merren masa që të ulen disa taksa apo tarifa në mënyrë që impakti për këto biznese të jetë më i vogël.

Zusi: Më e rëndësishmja është mirëmenaxhimi, kontrolli dhe auditimi, mbikëqyrja e tregjeve monetare për të parandaluar paratë e pista. Nga ana tjetër, është e domosdoshme që qeveria të fillojë të hartojë një plan për të mbështetur dhe lehtësuar aktivitetet eksportuese, në mënyrë që të lehtësohen tarifa dhe barra të karakterit tarifor, fiskal, shërbimesh të cilat rëndojnë eksportet, me qëllim që tu jepet sadopak oksigjen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/eksportet-goditen-nga-euro-zusi-kerkojme-lehtesira-fiskale-nga-qeveria

Share This Video


Download

  
Report form