Ora News - Deputeti gjerman: Vazhdoni me konsolidimin e reformës në drejtësi

Ora News Lajme 2018-07-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjermania inkurajon Shqipërinë të ecë përpara me konsolidimin e reformës në drejtësi. Kreu i grupit socialdemokrat në Asamblenë e KE, Frank Schwabe, në një konferencë për mediat me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se kontaton progres dhe rezultate në këtë drejtim.

Frank Schwabe: Në Shqipëri shikoj progres, shikoj rezultatet e reformës në drejtësi dhe dua të jap mesazhin se duhet të vazhdohet në drejtim të konsolidimit të reformës në drejtësi dhe të shohim përpara në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE. Pata një vizitë 24 orëshe shumë të suksesshme në Shqipëri ku diskutuam me kolegët në lidhje me forcimin e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit.

Deputeti gjerman tha se Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian kanë të njëjtin synim për Shqipërinë, integrimin në BE.

Frank Schwabe:Kjo vizitë e imja në Tiranë është në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë. Sot këtu është edhe komisioneri Hahn në vizitë dhe kjo është një shenjë shumë e mirë. Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian kanë të njëjtin synim për Shqipërinë, integrimin në BE, forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtat e njeriut. Sot kam pasur takime të tjera të rëndësishme në Shqipëri, kam takuar kryeministrin, presidentin, kryetarin e Kuvendit.

Ndërkohë Balla falenderoi socialdemokratët për rolin e tyre në vendimarrjen e Këshillit Europian sa i takon përcaktimit të datës për hapjen e negociatave.

Balla: Anëtarët e koalicionit të qeverisë së Gjermanisë, socialdemokratët, kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm në vendimarrjen e Këshillit Europian sa i takon përcaktimit të datës për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe një progresi parapërgatitor me qëllim që procesi i negociatave të vijojë si duhet.

Deputeti socialist dhe se me zotin Schwabe diskutoi dhe për reformën zgjedhore.

Balla: Implementimin e menjëhershëm dhe pa humbur kohë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, të cilat janë kuadri dhe shinat mbi të cilat ne duhet të përmbyllim brenda fillimvjeshtës së këtij viti miratimin në Kuvend të këtyre rekomandimeve në kuadër të reformës zgjedhore.

Bashkëndamë faktin që reforma në drejtësi po ecën me ritme të shkëlqyera. Procesi i vettingut po ecën me ritme shumë të mira dhe në një kohë të shkurtër institucionet e reja të drejtësisë do të jenë funksionale.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/deputeti-gjerman-vazhdoni-me-konsolidimin-e-reformes-ne-drejtesi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS