Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga janari në qershor Beratin e kanë vizituar 57 mijë turistë, një shifer kjo shumë e lartë krahasuar me një vit më parë. I ftuar në "Tonight Ilva Tare" Eugen Kallfani, Drejtor i Drejtorisë Kulturore Kombëtare të Beratit tha se turistët që vizitojnë Beratin janë të kombësive të ndryshme.
Ilva Tare: Po më thoje që ka numër surprizues për ju, nga janari deri tani sa janë?
Eugen Kallfani: Këtë vit ka rreth 57 mijë vizitore nga janari deri në qershor. Po ta krahasojmë me vitin e kaluar janar-dhjetor 2017 e kemi mbyllur me 74 mijë. Kështu që vetëm 6 mujori ka kapur shifrën 57 mijë.
Ilva Tare: Po çfarë është ky shpërthim turistësh, çfarë ka ndodhur ?
Eugen Kallfani: Në fakt është si rrjedhojë e shumë faktorëve.
Ilva Tare: Kemi një ndarje kombësish tëe turistëve?
Eugen Kallfani: Turistët që vizitojnë sitin e Beratit janë të kombësive të ndryshme, francezë italianë, polakë, gjermanë, holandezë, suedezë, amerikanë?
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-6-muajt-e-pare-te-2018-beratin-e-kane-vizituar-57-mije-turiste