Report Tv - Pasuria e vajzës dhe kontakte me të inkriminuar, KPK 'djeg' Gani Dizdarin

Report TV 2018-07-16

Views 0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtarin e Kushtetueses, Gani Dizdarin, duke e larguar nga sistemi i drejtësisë. I fundit i Kushtetueses u dogj për shkak të pasurisë dhe kontakteve me të inkriminuar. Blerja e një apartamenti nga vajza e gjyqtarit, Anisa Dizdari, deklaronte me çmime të ndryshme, në 2009 94 mijë euro dhe në 2017, 73 mijë euro. Vajza deklaron se ka marrë 2 hua për apartamentin, por sipas KPK, personat që i kanë dhënë hua, nuk kanë të ardhura të mjaftueshme

Trupa e KPK-së përbëhej nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komici. Gjyqtari s'ka qenë vetë i pranishëm në seancë, por është përfaqësuar nga avokati Sokol Hazizaj. Vendimi ka ardhur pas konstatimit se në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit kishte kontradikta mes çmimit të blerjes dhe sipërfaqes.

Me shkarkimin e Dizdarit, mbyllet kështu procesi i Vettingut për të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, e cila tashmë është në kolaps pasi vetëm dy anëtarë kaluan Vettingun. Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha kaluan me sukses Vettingun, ndërsa janë larguar nga Vettingu ish-anëtarët e Kushtetueses Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxhaj. Ndërkohë që Besnik Imeraj dha dorëheqjen dhe i shpëtoi Vettingut. Me largimin e Gani Dizdarit, shkon në pesë numri i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që 'firojnë' nga sistemi i drejtësisë.

Share This Video


Download

  
Report form