Është zbardhur grabitja e djeshme në Dibër, ku dy grabitës hynë në banesën e Adraman Selishtës dhe plagosën me armë gjatë përleshjes djalin e shtëpisë, Arsen Selishtën.
Policia njofton se në pranga të policisë kanë rënë shtetasin Gaetano Hasi, 35 vjeç dhe Ilir Shini 31 vjeç, të dy banuesë në Dibër.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre, dy grabitësve iu janë gjetur jelek antiplumb dhe 500 plumba.
Njoftimi i plotë:
Zbardhet në kohë rekord grabitja me armë me pasojë plagosjen e të zotit të banesës. Falë reagimit të shpejtë e profesional identifikohen dhe arrestohen në flagrancë autorët e dyshuar. Sekuestrohet arma e krimit, municione luftarake dhe veshjet e përdorura nga autorët. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër si rezultat i reagimit të shpejtë dhe profesional, dhe hetimeve intensive të kryera, bënë të mundur zbardhjen e vjedhjes së banesës ndodhur me datë 15.07.2018, në fshatin Brezhdan, ku mbeti i plagosur me armë i zoti i banesës.
Në përfundim të veprimeve të kryera janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarje:
Gaetano Hasi, 35 vjeç, banues në fshatin Brest i Poshtëm/Kastriot, Dibër ( veprat penale ?Vjedhje me armë? kryer në bashkëpunim dhe ?Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit?)
Ilir Shini, 31 vjeç, banues në fshatin Brest i Epërm/Kastriot, Dibër (Vepra penale ?Vjedhje me armë? , kryer në bashkëpunim?).
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri ?tjetrin dyshohen se më datë 15.07.2018, rreth orës 03.30, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur banesën e shtetasit A.S, 53 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, ku gjatë grabitjes ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.S, 35 vjeç.