Në Divjake janë ngritur tre kulla vrojtimi, të cilat duhet të kontrollojnë 7 km vijë bregdetare. Por, bizneset duket se nuk pranojnë të vendosin vrojtues. Instruktori i rojeve bregdetare thotë se prej muajit Maj, bizneseve u janë lëne detyra të veçanta.
Për herë të parë këtë vit, pushuesit po shohin përgjatë bregdetit flamuj të shumtë të cilët kanë funksione paralajmëruese. Vendosja e flamurit të kuq tregon se ndalohet rreptësisht futja në det, flamuri i kaltërt, tregon det të qëndrueshëm për tu larë, kurse i verdhi lejon notimin, por në monitorim të të tretëve.
Por pushuesit duken të painformuar për qëllimin e vendosjes së tyre. Disa i lidhin me kampionatin botëror. Plazhi i Divjakës frekuentohet nga vendasit dhe është kryesisht familjarët. Një vit më parë këtu dy persona humben jetën duke u larë në det.
Tv Klan