Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Boran Berçama dhe Silvi Ndoci, çifti që u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz në Shkodër, jetonin prej 7 muajsh në katin e tretë të këtij pallati në lagjen "Naim Gjylbegu", së bashku me djalin e tyre 1 vjeç e gjysmë.
Ngjarja u raportua rreth orës 06:40 të mëngjesit të sotëm por dyshohet se ekzekutimi i tyre ka ndodhur pak pas mesnate.
Policia gjeti në vendngjarje 20 gëzhoja plumbash.Boran Berçama mësohet se ka marrë një plumb në kokë ndërsa plumbat e tjerë në trup.Ndërsa bashkëjetuesja e tij është qëlluar vetëm në trup.
Skena e krimit, ish-efektivi tentoi të shpëtonte gruan dhe fëmijën
Nga skena e krimit e ndërtuar nga grupi i ekspertizës, mësohet se ish-efektivi në momentin që ka parë personin/at të qëllojnë në drejtim të tyre, ka tentuar të mbrojë bashkëjetuesen dhe fëmijën e tij, duke i mbuluar me trup. Fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur fëmijën i cili ka qenë në gjumë momentin e ngjarjes. Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës rreth orës 06:40 ku më pas është marrë nga familjarët e Berçamës.Ndërkohë rreth orës 09:30, trupat e dy viktimave janë dërguar në morg.
Berçama ishte tërhequr nga policia, emigroi në Francë
Që në nisje të vettingut, Berçama nuk ishte më pjesë e policisë së shtetit pasi ishte tërhequr nga detyra që mbante si efektiv. Ai ka shërbyer për një periudhë kohë në rrethin e Pukës, në bashkinë e Fushë Arrëzit.Për një periudhë kohe të shkurtër kishte emigruar në Francë dhe më pas ishte rikthyer në Shkodër ku prej 7 muajsh jetonte në katin e tretë të një pallati në lagjen "Naim Gjylbegu" me bashkëshorten e tij, edhe pse zyrtarisht nuk kishin bërë celebrimin, dhe djalin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-ne-shkoder-cifti-jetonte-prej-7-muajsh-me-qira-ne-kete-pallat-pas-kthimit-nga-franca