Më datë 15.07.2018, ora 06:40, në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër, në automjetin me targa AA006HA, janë gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasit, Boran B. dhe bashkëjetuesja.
Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sipas burimeve paraprake, në vendin e ngjarjes u gjetën 23 gëzhoja.
Në makinë ishte edhe fëmija i viktimave që u dërgua në spital./tvklan.al