M" />
M"/>
M">

Hekurudha, si ka degraduar treni Tirane- Durres

RTV KLAN 2018-07-14

Views 3

"Këta trena janë të vjetër prej 30 vitesh e kusur, por me këto trena po punojmë".

Makinisti i trenit të linjës Tiranë ? Durrës duket i dorëzuar. Tashmë e di se nuk e frenon dot degradimin e pajisjeve të kabines ku ka punuar prej 36 ? vjetësh.

Njeriu e ka përshpejtuar degradimin e pashmangshëm që sjell koha. Në asnjë prej 7 vagonëve nuk gjen xhama të plotë. Janë të gjithë të thyer. Të qëlluar me gurë nga jashtë.

"Të kap guri dhe të përfundon në fytyrë, të çan kokën".

Pasagjerët, që sa vijnë e pakësohen, janë mësuar me këtë pamje dhe qëndrojnë indiferentë.

Lokomotiva i tërheq zhurmshëm sikur varritën nëpër shinat e konsumuara dy vagonët e ndryshkur që i kanë mbetur.

55 kilometra në orë, kjo është shpejtësia maksimale që arrin ky mjet. Ata pak pasagjerë që ngjiten në këta vagonë s?e kanë nga besnikëria, por nga halli.

Nga Kashari, ku është transferuar tani stacioni më i afërt me Tiranën, e deri në Durrës, duhet afro 1 orë. Është një udhëtim sa i parehatshëm, aq edhe i pasigurt.

"Me grafikë është për 45 minuta nga Tirana në Durrës, por grafiku edhe kapet edhe jo, sepse me këto kushte është e pamundur të kapet. Nëse të del një veturë, duhet të ulet shpejtësia. Çfarë ti bëj unë kësaj kalese, nëse aty ka një makinë apo kamion".

Rrugëkalimet e paligjshme apo njerëzit që kalojnë mbi shina, janë shqetësim i përditshëm për makinistin.

Kjo linjë, si të gjitha të tjerat që funksionojnë në Shqipëri, nuk është rentabël. Rezulton me një humbje prej miliona Lekësh. Hekurudhat mbahen në këmbë vetëm nga subvencionimi nga shteti.

"Transporti i mallrave është e vetmja e ardhur që mund të marrë  hekurudha nga transporti hekurudhor, qarkullimi i trenave është me subvencionim nga udhëtarët nga shteti rreth 400 milionë Lekë, pasi është transport publik. Përsa i përket vitit të kaluar, transporti i udhëtarëve ka qenë 3.4 milionë Lekë, edhe pse ka qenë 5.5".

Kushtet janë arsyet që pasagjerët po e braktisin.

"Krahasuar me vite më parë interesi i qytetarëve për të udhëtuar me tren ka rënë ndjeshëm dhe kjo për disa arsye, vjetërsia e infrastrukturës hekurudhore, vagonët nuk kanë kushte për udhëtarët, as sistem ngrohje dhe ftohje. Numri i udhëtarëve u ul shumë edhe për spostimin e linjës së stacionit të trenit".

Në fund të këtij viti pritet të nisin punimet  për rikonstruksionin e hekurudhës Tiranë- Durrës, e cila pritet të përfundojë në 2020. Sipas projektit të financuar nga Bashkimi Europian dhe një kredi të butë nga BERZH, treni do të punojë me naftë dhe çmimi i biletës për person do të variojë mes 1 dhe 2 Euro. Nese do të vendoset për linjë elektrike, ajo do të kushtojë rreth 12 milionë Euro më shumë.

Share This Video


Download

  
Report form