Në vend të rojes bregdetare, fëmijët po argëtohen në këto kulla të ngritura në plazhin e Durrësit. Janë të pakta në numër dhe nuk mund të mbulojnë plotësisht territorin. Por ajo çfarë është me e çuditshme vrojtuesit mungojnë.
Për pushuesit kjo do të thotë rrezik, sidomos për fëmijët.
Mungesa e sigurisë në plazhe është pranuar edhe nga prefekti i qarkut Durrës Roland Nasto, njëherësh kreu i Task Forcës për Turizmin.
Ai thotë se gjatë kontrolleve janë konstatuar mangësi në vendosjen e rojeve bregdetare. Në plazhet e Durrësit vetëm në pak ditë u regjistruan katër persona të mbytur.
12 të tjerë u rrezikuan me jetë, por u shpëtuan nga pushues ose policë të patrullës. Ky bilanc i frikshëm duket se nuk po e shqetëson as Bashkinë dhe as strukturat e tjera përgjegjëse për situatën.