Hahn: Nuk levizin kufijte Shqiperi-Greqi

RTV KLAN 2018-07-13

Views 0

Deklarata e tij për marrëveshjen mes Shqipërisë e Greqisë u keqkuptua. Johannes Hahn thotë se nuk ka folur për ndryshim kufijsh me Shqipërinë, por kërkon që marrëveshja duhet mbyllur pa vonesë.

"BE nuk do të pranojë asnjë shtet që ka konflikte të pazgjidhura me vendet fqinje, kjo ka përshpejtuar negociata në disa vende, si në rastin e zgjidhjes së çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, apo raste të tjera. Shqipëria është në negociata me Greqinë, nuk preferoj të bëj ndonjë koment tjetër, më vjen keq që ka pasur keqkuptime. Pas disa javësh jam i bindur që do të ketë rezultate".

Në krah të tij, në konferencën e përbashkët për shtyp në Bruksel, Kryeministri Rama e përforcoi këtë qëndrim.

"Situata sikur e shohim ne të gjithë është se ka tradhtar në qeverinë greke dhe atë shqiptare. E vërteta është që të dy palët po gjejnë zgjidhje në interesat më të mira të popujve të tyre. Gjendja e procesit është e tillë, kemi bërë mjaft progres. Ka çështje që mbulojnë 70 vite histori, nga ligji i luftës te kufiri detar, janë të vështira dhe ne po i përballojmë me frymën e hapjes, kemi bërë progres. Hije të së kaluarës kanë dalë sfond. Jam 100% i sigurt se kur të finalizohen rezultatet, kushdo që akuzon për tradhti nga të dy krahët do të turpërohet nga opinioni publik. Ne kemi bërë progres të mirë me Greqinë dhe shpresoj ta përfundojmë me sukses këtë dialog të vështirë, por të hapur".

Share This Video


Download

  
Report form