U arratis nga Durrësi, Kroacia sekuestron anijen siriane dhe i bllokon 195 mijë euro garanci

Report TV 2018-07-13

Views 0

Kroacia ka sekuestruar anijen siriane ?Seascaner? që u largua pa njoftim dhe pa plotësuar asnjë dokument nga Porti i Durrësit një javë më parë. Report Tv mëson se aktualisht anija është e bllokuar në portin e Rijekës, ndërsa me vendim të gjykatës pronarit i janë bllokuar edhe 195 mijë euro si garanci deri në përfundim të procesit të hetimit, të cilat ekzekutohen nëse anija do të largohet si në portin e Durrësit.

Pas bllokimit në datë 10 korrik dhe sekuestrimit sot, veprimet e autoriteteve portuale kroate i janë përcjellë kapitanerisë së Durrësit, pasi ishte kjo e fundit që bëri kërkesë që anija të bllokohet. Anija, që aktualisht ndodhet në portin e Rijekës, akuzohet se ka shkelur kodin ndërkombëtar detar. Për të zgjidhur çështjen do të bëhet gjyqi në arbitrazhin detar. Përpos cështjes së largimit pa njoftim nga Durrësi, një tjetër problem që pritet të zgjidhet është ai mes kompanisë shqiptare që humbi mallin dhe anijes.

Report Tv ka mësuar se anija ?Seascaner? me flamur të Sierra Leones kishte sjellë më 26 qershor 6 mijë tonë kripë në Durrës. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu, pas shkarkimit të sasisë 5500 ton, drejtuesit e anijes kanë hyrë në konflikt me pritësin e mallit, i cili nuk ka pranuar të marrë pjesën e mbetur prej 500 ton kripë, pasi ka rezultuar se ajo ka qenë përzier me qymyr. Palët nuk kanë rënë dakord për sasinë e mbetur të kripës 500 ton.

Share This Video


Download

  
Report form