Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Instituti ?Hudson?, lidhur me marrëdhëniet transatlantike.
Basha ka dhënë edhe një intervistë për ?Zërin e Amerikës?, ku përveç çështjeve të aktualitetit politik, është pyetur edhe për kontratat e PD-së me firmat lobuese në SHBA.
Ajo që bie në sy, është shmangia e kryedemokratit Basha lidhur me shumën e parave të paguara për lobim.
Basha nuk e ka mohuar shumën prej 500 mijë dollarësh që firma Muzin ka deklaruar se është paguar nga PD për lobim në Amerikë.
Kryedemokrati, thotë se PD nuk ka asgjë për të fshehur, dhe se është e hapur ndaj hetimeve.
Basha ka thënë se kontrata e fundit prej 40 mijë dollarësh për lobim në SHBA është paguar në mënyrë që PD të flasë për krimin dhe drogën, si dy probleme kyçe në SHBA.
Edhe pse kryetari i PD-së e mohon që të ketë shkelje në kontratat e lobimit në SHBA, Shqiptarja.com zbuloi dje se vetë Departamenti Amerikan i Shtetit ka hapur hetimet për një kontratë lobimi prej 150 mijë $, përmes kompanisë "Muzin Capitols Partners".