Report Tv - Rama shtrëngon duart me Presidentin e SHBA, Donald Trump

Report TV 2018-07-13

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin e SHBA, Donald Trump gjatë Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel. Shefi i qeverisë shqiptare e ka postuar foton në profilin e tij të ?Facebook?, ku shkruan ?Foto e Ditës?. Ndërsa ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, referuar takimit Rama-Trump, shkruan në Facebook;

Në seancën e sotme plenare të Samitit të NATO, Presidenti Trump përshëndeti posaçërisht Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës

Olta Xhaçka
Kryeministri Rama gjatë qëndrimit në Bruksel ka zhvilluar takime edhe kancelaren Merkel dhe homologë të tjerë. Në Samitin e NATO-s që po zhvillohet në Bruksel po diskutohet për sigurinë. Të pranishëm në takim janë të gjitha vendet anëtare të NATO-s, ndërsa pjesë e Aleancës pritet që të bëhet edhe Maqedonia, pas zgjidhjes së cështjes së emrit me Greqinë.

Share This Video


Download

  
Report form