Ora News - Speciale/ Pensionistët italianë në Shqipëri

Ora News Emisione 2018-07-11

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke parë këtë laborator ku prodhohet djathë mund të mendosh se gjendemi në Itali, por jo, jemi pikërisht në një zonë përiferike të Durrësit.

Angelo Alo është një shtetas italian, që pas punës disavjeçare në Ennel (simotra e OSHEE) ka vendosur që vitet e pensionit t?i kalojë në Shqipëri. Vendin tonë e ka njohur 25 vite më parë, ndërsa tani është rikthyer në Shqipëri, por tanimë jo për një periudhë të shkurtër.

Angelo Alo: Për herë të parë kam ardhur në Shqipëri në vitin 1991. Kam njohur shumë shqiptarë. Dola në pension dhe pas 25-26 vitesh vendosa të rikthehem për të jetuar këtu pasi mikrpritja që më treguan shqiptarët më bindën që të largohem nga vendi im, pasi Italia është bërë një vend i pajetueshëm, si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë njerëzor.

Qëndrimi në Durrës nuk është vetmia, pasi në shtettin fqinj ai ka dy vajzat e martuara të cilat kanë fëmijët e tyre, si dhe shumë të afërm të tjerë. Arsyeja gjendet te kosto e jetesës, pasi siç thotë ai me pensionin që merr në Itali këtu mund të jetojë më së miri.

Angelo Alo: Në nëntor të 2015 kam ardhur në Shqipëri dhe falë pensionit tim jetoj shumë mirë. Me një pension 1500-1600 euro dhe me një qera prej 200 euro në muaj me një shtëpi dykatëshe, me kopësht dhe të gjitha është një luks për mua. Për këtë shtëpi në Itali duhet të paguaj minimalisht 700-800 euro.

Në Itali ka rreth 17 milionë pensionistë, ku 7-8 mijë prej tyre jetojnë jashtë shtetit. Roberto Emmerobins Mazzuca, pas 4 vitesh qëndrimi në Tiranë ka hapur një agjensi imobilare, e cila është kthyer në një zyrë pritëse për bashkëkombësit e tij dhe në veçanti pensionistët. Roberto na tregon se cilat janë vendet më të preferuara të tyre.

Roberto Emmerobins: Vendet e tyre të preferuara janë Amerika e Veriut dhe ajo Qendrore, por edhe Europa. Më së shumti preferojnë Portugalinë pasi vitet e fundit është përballur me një fluks pensionistësh falë politikave të saj fiskale. Portugalia ju ofron një mundësi të artë pensionistëve të huaj, ku për 10 vite nuk paguajnë asnjë taksë.

Por dhe fakti se shqiptarët njohin gjuhën italiane e bëjnë vendin tërheqës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pensionistet-italiane-ne-shqiperi

Share This Video


Download

  
Report form